
U mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës i FHK-së
28 mars 2024
| 20:21
Të enjten pasdite në Hotel Internacional Prishtina është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës për vitin 2023.
Punimet e kuvendit i udhëhoqi presidenti Eugen Saraçini.
Kuvendi ka zhvilluar punimet në një atmosferë shumë konstruktive. Delegatët kanë vlerësuar punën e bërë nga FHK-ja dhe organet e saj.
Të gjitha raportet janë miratuar me vota unanime.
Fillimisht është shqyrtuar dhe aprovuar procesverbali nga Kuvendi i kaluar i Punës. Më pas u aprovua raporti i punës së Bordit të FHK-së gjatë vitit 2023, raporti i pasqyrave financiare, raporti i auditimit , raporti i Këshillit Mbikëqyrës.
Në fund janë aprovuar me votim unanim edhe plani financiar si dhe plani i veprimit për vitin 2024.