U mbajt ora letrare në bibloteken e komunës së Obiliqit
Në kuadër të manifestimit “Java e Bibliotekës” në komunën e Obiliqit u mbajt dje një mbrëmje poetike e cila u organizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Prezent në orën letërare ishte kryetari i komunës Xhafer Gashi, me stafin e tij.
I pari i komunës së Obiliqit e përshëndeti drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për punë që po e bënë me aktivitetet dhe të rinjet e komunës së Obiliqit.
Në mungesë të Biblotekes të qytetit ora letrare u mbajtë në palestrën sportive “Adem Jashari’, ku edhe për momentin është bibloteka e qytetit derisa të përfundojë ndërtimi i shtëpisë së kulturës.
Me këtë rast, kryetari Gashi, në fjalën e tij tha se, nga viti ardhshëm, ora letrare do të jetë në bibloteken e Shtëpisë së Kulturës.
E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte se u lexuan kryesisht poezi nga autore gra të letërsisë shqipe, të cilat për temë kishin barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave.
Leximi i poezive u bë nga nxënëset e Gjimnazit “17 Shkuri” te qytetit.
/Epoka e re/