U mbajt samiti i UEFA-s për siguri
14 dhjetor 2017
| 11:26
Në Nion të Zvicrës është mbajtur samiti i UEFA-s për siguri, pjesë e të cilit ishte edhe delegacioni nga Kosova.
Pjesëmarrës të këtij samiti ishin zëvendëssekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti, Bylent Smakiqi, përgjegjës për siguri, si dhe Bajram Shabani dhe Fatmir Namani nga Policia e Kosovës.
Në këtë samit u shkëmbyen përvojat e organizimit të ndeshjeve dhe siguria në stadiume, si dhe masat që duhen ndërmarrë që stadiumet e futbollit të konsiderohen ambient i sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësve në samit iu ka drejtuar edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili theksoi se siguria në stadiume duhet të jetë prioritet dhe njerëzit duhet të ndihen të sigurt në stadiume sikurse në shtëpitë e tyre.