U munduan ta kalonin Atlantikun, gjenden të vdekur burrë e grua
21 korrik 2024
| 14:44
Trupat e një çifti që u nisën për një udhëtim me vela përtej Oqeanit Atlantik janë gjetur në një gomone, gjashtë javë pasi u panë për herë të fundit.
Britanikja Sarah Packwood dhe burri i saj kanadez, Brett Clibery mendohet se kanë braktisur jahtin e tyre dhe kanë humbur jetën pranë Nova Scotia në Kanada më 12 korrik, shkruan.
Çifti u raportua i zhdukur më 18 qershor pasi u largua nga Nova Scotia në jahtin e tyre ekologjik 13 metërsh një javë më parë.
Ata ishin rrugës për në Azores, në një udhëtimin të planifikuar të zgjaste 21 ditë.