U nda nga burri futbollist, modelja shqiptare: Mos i beso kurrë një futbollisti sepse ata do të tradhëtojnë
16 gusht 2024
| 21:27
Modelja shqiptare që jeton në Itali, Erjona Sulejmani, ka folur për ndarjen mes Alice Campello dhe Alvaro Morata.
Gjatë një pyetje-përgjigjeje me ndjekësit e saj në Instagram, Erjona Sulejmani, modele dhe influencuese, tha:
“Më vjen keq për fëmijët! Por përvoja tani më mëson se nuk ka futbollistë besnikë.
Fatkeqësisht, ne femrat gjithmonë mendojmë dhe besojmë se mund t’i ndryshojmë këta lloj meshkujsh dhe prandaj besojmë në dashuri! Gabim.
Kurrë mos i besoni një futbollisti, sepse ai gjithmonë do të përfundojë duke ju tradhtuar”, tha ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili