U ndan Ilnisa e Meritoni? Detaji që zbulon gjithçka
Prej disa kohësh, rrjetet sociale dhe mediat kanë qenë të mbushura me thashetheme për ndarjen e një prej çifteve më të përfolur, Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit. Por sa qëndrojnë këto zëra?
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht, disa veprime në rrjetet sociale kanë nxitur spekulime. Fillimisht, dyshja hoqi fotot e përbashkëta dhe ndërpreu ndjekjen në Instagram, duke lënë përshtypjen se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.
Por së fundmi, gjërat duket se kanë ndryshuar. Ilnisa postoi një video mjaft provokuese që tërhoqi vëmendjen e Meritoni, i cili nuk ngurroi t’i bënte një “like”. Pas këtij detaji, u vu re se të dy kanë filluar sërish të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram. Në ditët e sotme, një “follow” i ri shpesh interpretohet si shenjë pajtimi.
Kjo lëvizje ka ngritur pikëpyetje të reja: a i kanë rregulluar marrëdhëniet, apo ndoshta nuk kanë qenë kurrë të prishura? Ka edhe nga ata që sugjerojnë se gjithë kjo dramë mund të ketë qenë thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendje. Koha do të tregojë çfarë qëndron pas këtyre zhvillimeve.