U nderua 20-vjetori i ‘Betejës së Zharrës’
Nën patronatin kryetarit të Komunës së Juniku, Agron Kuçi, është mbajtur të premten akademi përkujtimore për nderë të 20-vjetorit të betejës së lavdishme ‘Beteja e Zharrës’.
Kryetari Agron Kuçi ka bërë me dije se 20 vite më parë në vendin e quajtur Zharre në rrethinën e Junikut në afërsi të fshatit Gjocaj, grupet vëzhguese të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës të cilat po patrullonin në atë pjesë hasën në hordhitë e armikut të cilët kishin planifikuar që në mënyrë të fshehtë të marrin pikat strategjike të Junikut, të cilat ishin bërë të pathyeshme.
Sipas tij në atë betejë u shpartalluan të gjitha njësit e armikut nga UÇK-ja, duke u shkaktuar humbje shumë të mëdha, ndërsa nga forcat tona çlirimtare ranë dëshmorë: Arif Gjocaj, Shkelzen Gacaferi, Avdyl Jasiqi dhe u plagosën shumë ushtarë tjerë.
“Sot ne i kujtojmë me dinjitet dhe përulemi para veprës së tyre. Lavdi për jetë dhe mot të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve të Junikut dhe Kosovës”, ka thënë Kuçi.
/Epoka e re/