“U nis në drejtim të Serbisë dhe më nuk u kthye në shtëpi”, motra raporton se i është zhdukur vëllau
13 janar 2024
| 08:53
Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se i është zhdukur vëllau që nga data 25 nëntor.
Sipas raportit policor, ajo ka deklaruar se vëllau i saj kishte dalë nga shtëpia dhe ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe se më nuk është kthyer e as nuk e di se ku gjendet.
“Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë 12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri me tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në raport.