U nisën për të pushtuar Kievin, Pentagoni: Ukrainasit kanë bllokuar autokolonën ruse

04 mars 2022 | 21:54

Autokolona ruse drejt Kievit është nisur që në 28 shkurt, por nuk ka mbërritur ende, teksa kanë kaluar disa ditë.

Veprimet e ukrainasve kanë bllokuar autokolonën e madhe ushtarake ruse të drejtuar në drejtim të Kievit, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference të premten, raporton CNN.

“Ne kemi raporte se është hedhur në erë një urë. Gjithashtu kemi indikacione se ukrainasit kanë goditur kolonën diku tjetër dhe në automjete,”tha Kirby.

“Ne besojmë se veprimet e ukrainasve e kanë bllokuar atë kolonë, sigurisht e kanë ngadalësuar atë, e kanë ndaluar në disa vende,” shtoi ai.

SHBA gjithashtu beson se sfidat e vetë forcave ruse me mbështetjen, logjistikën dhe karburantin kanë ngadalësuar lëvizjen e transportit, tha Kirby. g.v/abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Agron Krasniqi N'drejtim t' kulles krisi topi U dridh…