U njohën në “Facebook”/ Anglezi që u martua me refugjaten ukrainase: Për të kuptuar njëri-tjetrin përdornim…
Një burrë anglez që u martua me një refugjate ukrainase pasi e njohur atë në “Facebook”, ka zbuluar se përdorin ‘Google Translate’ për të kuptuar njëri-tjetrin.
28-vjeçari Luke Dickinson u takua me Vira Klimova, 37 vjeçe, në një grup në rrjetin social, të krijuar për të ndihmuar dhe këshilluar civilët që ikin nga bombardimet ruse.
Luke ka treguar gjithashtu se i ishte bashkuar disa grupeve në internet, për të parë në kishte ndonjë gjë që mund të bënte për të ndihmuar njerëzit që ikin nga lufta e Putinit.
“Vira tashmë ishte renditur dhe i kishte gati dokumentet e saj për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Kur pashë foton e saj mendova ‘oooh’ dhe i dërgova një mesazh privat”, ka shtuar i riu.
Teksa Vira priste që të miratohej udhëtimi i saj për në Britani, ajo shkruante herë pas here me Luke. Madje kishin lënë edhe një orë të caktuar në ditë që të shkruanin mesazhe.
Jeta e 37-vjeçares u shkatërrua ditën kur u kthye në shtëpi nga puna e saj si kontabiliste në një firmë ligjore, për të gjetur banesën e saj të prishur totalisht pasi forcat e Putinit bombarduan portin e Detit të Zi në shkurt.
Si pasojë, ajo mori vajzën e saj 15-vjeçare, Karina, dhe iku nëpër Evropë. Ato duruan një udhëtim të frikshëm dy javor duke iu shmangur patrullave ruse dhe granatimeve para se të arrinin në Moldavi. Më pas ata u pranuan në skemën e sponsorizimit të Ukrainës dhe fluturuan në Mbretërinë e Bashkuar më 6 prill.
Luke tregoi se si e ftoi për herë të parë në shtëpinë e tij në korrik.
“Isha nervoz për këtë. E pyeta nëse i pëlqente një pije në vaskën time të nxehtë si takimi ynë i parë. Ajo fliste pak anglisht. Ne do të përpiqeshim të bënim një bisedë dhe nëse ajo nuk kuptonte diçka, unë thjesht do të nxirrja ‘Google Translate’. Por ishte një tërheqje fillestare vërtet e fortë, edhe për të. E dija se doja të martohesha me të pas dy javësh”, ka rrëfyer 28-vjeçari.