U operua një ditë më parë, kryeministri Edi Rama del nga spitali
04 tetor 2024
| 11:45
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka lënë sot ambientet e spitalit një ditë pasi operacionit për “hernie inguinale” në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Rama ka dalë nga spitali jashtë vëmendjes së kamerave dhe është kthyer në banesë. Ndërhyrja zgjati dy orë dhe sipas mjekëve gjithçka ka shkuar mirë.
Operacioni iu besua pesë mjekëve, të njëjtët të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i qeverisë hoqi apendesitin.