U pagua mijëra euro, ç’do të bëjë Georgina Rodriguez me paratë e Sanremos

10 shkurt 2020 | 11:12

Shuma marramendëse që iu dha Georgina Rodriguezit sa i takon moderimit të saj në festivalin e Sanremos shkaktoi polemika.

Disa komentues e konsideruan pagesë “të çmendur” shifrën prej 140.00 eurosh, para që gruaja e yllit Cristiano Ronaldo do t’i dhurojë për bamirësi.

Bëhet fjalë për spitalin e fëmijëve “Regina Margherita” në Torino. Paratë do të shkojnë në ndihmë të reparteve të spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do të përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se stafi i modelueses argjentinase ka kontaktuar me spitalin për t’i komunikuar vendimin e Rodriguezit për t’i dhuruar paratë. Georgina Rodriguez u ngjit në skenë mbrëmjen e së enjtes, e veshur me dy fustane nga stilistja shqiptare Lia Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shuma marramendëse që iu dha Georgina Rodriguezit sa i takon…