U përfshinë në një përleshje, arrestohen katër persona në Podujevë,

26 prill 2025 | 10:08

Në Dumnicë të Podujevës janë arrestuar katër meshkuj kosovarë pasi u përfshin në një përleshje.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se gjatë përleshjes është përdorur edhe arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator dhe me 11 fishekë si dhe 3 gëzhoja.

‘Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në…