U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës në 19-vjetorin e humbjes tragjike të jetës në Fushë Arrëz
14 tetor 2023
| 15:31
Sot 19 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, 15 maturantë gjimnazist nga Malisheva, kanë hunbur jetën tragjikisht në një aksident.
Pikërisht në kohën e aksidentit rreth orës 14:00, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë, ku edhe janë të varrosur maturantët.
Në homazhe, bashkë me familjarët dhe shokët e asaj gjenerate, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, drejtor të drejtorive komunale, asmablsitë, profesorë të gjimnazit, të prirë nga drejtori i gjimnazit Izet Hoti dhe nxënës gjimnazist.