U përplas me gurët pas një zhytjeje në det, 33-vjeçari shqiptar në luftë me vdekjen
05 qershor 2024
| 07:46
Mediat italiane kanë bërë të ditur se një 33-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin San Camillo në Romë. Ai ndodhet në koma pas një zhytjeje në Ostia.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. Ai u zhyt në një zonë ku uji është i cekët dhe ka gurë.
Nuk përjashtohet fakti që i riu shqiptar të ketë pirë shumë dhe ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.