U përplas me Rusinë për Kosovën, Rama vjen me një mesazh tjetër nga OKB-ja

21 shtator 2023 | 10:25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një fotoalbum të momenteve të djeshme në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilën e ka drejtuar Shqipëria.

“Mirëmengjesi dhe me fotoalbumin e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Nga selia e OKB-së në Nju-Jork, kryeministri shqiptar hapi diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit.

Ai kq përmendur edhe Kosovën, në një debat të acaruar me palën ruse në Këshillin e Sigurimit, gjersa po diskutohej agresioni ndaj Ukrainës.

Nga atje, Rama ka replikuar me delegacionin rus edhe për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natyra Perquku shpall të pavlefshme indeksin e Kolegjit “Dardania”, në…