U përurua ndriçimi publik në Drenoc, investim i KFOR-it dhe komunës së Malishevës

22 tetor 2020 | 14:05

Në fshatin Drenoc, përkatësisht në rrugën “Asllan Laci”, është përuruar rregullimi i ndriçimit publik, investim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, përkatësisht Komandës së Regjionit të Perëndimit.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe komandanti i Komandës së Regjionit të Perëndimit të KFOR-it, kolonel Gianluca Figus.

“Ky projekt është me shumë rëndësi për ne, pasi ndihmon në lëvizjen e lirë gjatë natës dhe në sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë, dhe KFOR-i na ka ndihmuar në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit në vendbanimin më të madh në Malishevë”, ka thënë kryetari i Komunës ës Malishevës, Ragip Begaj, duke e falënderuar KFOR-in italian për këtë mbështetje dhe për përkrahjen e vazhdueshme për Malishevën.

Ndërsa komandanti i Komandës Regjionale të Perëndimit të KFOR-it, koloneli Gianluca Figus, tha se “ky projekt ka rëndësi të madhe për dy arsye, e para sepse është bërë në bashkëpunim me komunën dhe e dyta sepse fshati i ngjanë shumë me vendin prej nga vjen”.

Ai më pas e falënderoi kryetarin Begaj për bashkëpunimin e mirë, dhe tha se bashkëpunimi do të vazhdoj me Malishevën.

Përndryshe në këtë rrugë, apo në këtë pjesë të fshatit Drenoc, janë vendosur 50 drita, ku 25 drita i ka investuar KFOR-i dhe 25 drita Komuna e Malishevës.

(Q.R / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardiana Hamiti shpall të pavlefshme dëftesat e vitit të -I-,…