U plagos, por i shpëtoi atentatit
Ky është Tajar Fetiu, i riu 24-vjeçar të cilit iu bë atentat mbrëmë në mesnatë ndërsa kthehej në Shtëpi. Atentatori qëlloi 6 herë në drejtim të tij pastaj u zhduk në rrugicat e lagjes. Ai u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia deklaron se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Në spitalin e Beratit ka shkuar shtetasi T.F., 24 vjeç për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në lagjen Deshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, ku për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije identitetin e tij.
Vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.