U prezantua kimonoja që do ta përfaqësojë Kosovën në LO ‘Tokio 2020’

15 nëntor 2019 | 17:07

Në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është prezantuar kimonoja që do ta përfaqësojë Kosovën në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Kimonoja është dizajnuar nga japonezja, Naoe Kawamura, ndërsa kimonoja përmban ngjyrat e flamurit të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se ngjyrat e kimonos janë shumë të dashura, sepse me ato Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Normalisht këtu ka mjaftë sportistë nga Kosova, sportistë të cilët do të jenë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ dhe para tyre do të jetë kjo kimono aq e bukur me këto dy ngjyra që i bën shumë të dashura për ne, ngjyra ato me të cilat edhe Majlinda Kelmendi në Lojërat e para Olimpike ‘Rio 2016’, u stolistë me medaljen e artë olimpike dhe e vendosi Kosovën në mesin e 100 shteteve që kanë medalje të artë olimpike”, ka thënë Hasani. Ndërsa Naoe Kawamura që dizajnoi kimonon, ka thënë se është e veçantë për faktin se përmban motive nga Kosova, duke u nisur nga historia, veshjet tradicionale, peizazhet etj. Dizajnin e kimonos e vlerësoi lartë edhe zëvendësministrja Leonora Morina-Bunjaku, si dhe drejtori i Bibliotekës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku. Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mbahen në kryeqytetin e Japonisë prej 24 korrik deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi anglez i Manchester United ka vendosur për të ardhmen…