U pyet nëse do t’i përgjigjet urdhrit të gjykatës, Kurti refuzon të deklarohet

20 shkurt 2025 | 13:49

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë për paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij.

E në lidhje me mos-paraqitjen e tij në Prokurori si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore Kurti është pyetur sërish sot nga gazetarët.

Kurti ka shkuar sot (e enjte) në Stan Tërg ku është mbajtur manifestimi qendror i Javës së Minatorëve.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve, Kurti ka zgjedhur që sërish të mos deklarohet për këtë temë.

“Urime java e minatorëve”, ka thënë shkurt Kurti, duke anashkaluar pyetjen e gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina…