U raportua se Bislimi injoroi himnin e Kosovës, Çitaku: Zv/kryeministër, shko në shtëpi, marre

18 shkurt 2023 | 20:02

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas raportimeve se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka injoruar himnin e Kosovës një ditë pas festës së Pavarësisë.

Çitaku e ka vlerësuaar si të turpshme dhe të pabesueshme veprimin e zëvendëskryeministrit.

“E turpshme, po aq sa e pabesueshme. Zv.kryeminister, shko në shtëpi. Flejë pak.
Marre”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Një video ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, ku tregon zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi duke mos u ngritur në këmbë në momentin kur u intonua himni i Kosovës dhe ai i Gjermanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18…