U raportua se Igor Simiq u sulmua në Zveçan, policia thotë se u lëndua nga një gotë e thyer
25 dhjetor 2024
| 15:26
Gjatë së mërkurës u raportua se Igor Simiq, anëtar i Listës Serbe, është sulmuar në Zveçan.
Në lidhje me këtë, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se sipas informacioneve të policisë, gjatë një feste mbrëmjen e së martës, një person është lënduar pas thyrjes së një gote.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani”, citohet se ka thënë ai.
Ndërkohë, Elshani ka bërë me dije se policia po merret me intervistimin e personave të përfshirë në këtë rast.