U rekrutua për luftën në Ukrainë, 20-vjeçari rus vret veten

16 shkurt 2023 | 08:11

Një rekrut 20-vjeçar i identifikuar me emrin Sergei Grindin vrau veten në një njësi ushtarake pranë Moskës. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e ushtarit të vdekur. Siç raportojnë mediat e huaja, bashkëpunëtorët e tij e kanë gjetur Grindin të varur në brez.

I riu shërbente në kompaninë e dytë Pontoporo të Njësisë Ushtarake 11361. Grindin la një shënim përpara se t’i jepte fund jetës. Të dy të afërmit e ushtarit të ri konfirmuan se shkrimi i dorës në shënim i ngjan atij.

Në shënimin që ka lënë ai shkruan se një ditë më parë është përfshirë në listën e rradhës për Ukrainën. Ai thotë gjithashtu se ka kërkuar të lihet në njësinë ushtarake sepse askush nga kompania e tij nuk është kthyer nga Ukraina, por pas kësaj komandanti dhe nënoficerët nuk kanë pushuar së e ngacmuari.

“Vendosa të vdisja këtu në atdheun tim, pa gjak të huaj në duar”, ka shkruar ushtari i ri.

Në fund të tetorit 2022, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse kishte siguruar që rekrutët e thirrur në vjeshtë nuk do të dërgoheshin në luftë ose për të shërbyer në territoret e pushtuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka ndërprerë të gjitha masat…