U rrah me shokët për politikë, vdes në spital 57 vjeçari
07 shkurt 2021
| 10:47
57 vjeçari nga Ballshi, Pelivan Sinorrapaj ka ndërruar jetë pas 9 ditësh në spital.
Viktima ishte shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burri u rrah barbarisht nga shokët e tij me të cilët kishte konsumuar alkool. Shkak i sherrit në lokal midis tyre ishte një debat për çështje politike.
Sinorrapaj u gjet i gjakosur dhe pa ndjenja nga kalimtarë të rastit në Ballsh. Ka qenë pasditja e datës 29 janar kur Pelivan Sinorrapaj, së bashku me tre shokët e tij Fitim Zekaj 42 vjeç, Festim Alimetaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç të tre banues në Ballsh Mallakastër.