U shërua nga Covid 19 me paracetamol, supë pule dhe limonadë
Një mjeke e moshuar, e cila u diagnostikua me koronavirusi, ka përshkruar se si “e mposhti sëmundjen me supë pule, limonadë dhe paracetamol”. Sipas “The Mirror”, përcjell Telegrafi, 60-vjeçja Clare Gerada u prek nga virusi pasi u kthye nga një konferencë në Nju Jork.
Ajo ishte e shtrirë në shtrat me ditë të tëra në shtëpinë e saj në jug të Londrës, ndërsa tani që është rikuperuar, ka sqaruar se si është të jetosh me koronavirus.
Dr. Gerada tregoi se vetëm një ditë pasi u kthye nga Nju Jorku filluan t’i shfaqeshin simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje, megjithëse në fillim mendonte se ishte e lodhur nga fluturimi i gjatë.
Ndërkaq më vonë mësoi se vuante nga një dhimbje e fytit, ethe dhe kishte temperaturë të lartë.
Për më tepër “The Sun” shkruan për përvojën që ajo ka përjetuar gjatë ditëve në vetizolim. “Pavarësisht se ndihem më mirë dhe nuk kam probleme themelore, merrja dy ose tre paracetamola në ditë, ndërsa më shoqëronte edhe limonada.
Unë pija penicilinë, supë pule, e cila kishte një efekt të mrekullueshëm për ta rikthyer oreksin tim”, shprehet ajo.
“Burri im rrinte në distancë me mua, ndërsa komunikonim përmes telefonit dhe mbante të vetmen mbrojtje që kishte në fytyrë, një shall futbolli të Chelseas”, ka thënë Gerada.
Clare tha se koronavirusi ishte sëmundja më e keqe që ajo ka pasur ndonjëherë.
“Unë rrallë sëmurem, kam pasur grip një herë, dhimbje dhëmbësh dhe fraktura ndër vite, por asgjë më shumë”, është shprehur ajo.
“Ishte e rëndë dhe e frikshme, jo sepse mendoja se do të vdisja, mirëpo dhimbja ishte e padurueshme”, ka thënë Clare.
Ndërsa “Daily Mail” shkruan për përvojat e saj, prej nga doli nga kjo gjendje. “Për fat të mirë, burri im është mirë dhe askush tjetër me të cilin kam rënë në kontakt në Londër nuk është sëmurë deri më tani”, ka thënë 60 vjeçarja.
“Shumica e njerëzve më kanë ofruar përkrahje në momentin që u kam treguar se jam me koronavirus”, tha ajo.
Clare Gerada ka deklaruar se gjatë gjithë karrierës së saj, përfshirë shpërthimin e SARS, koronavirusi ka qenë më i frikshëm për sa i përket ndikimit të saj në shoqëri dhe ekonomi.