U shkarkua për tradhti, ish-kryespiuni ukrainas kapet me qindra-mijëra euro në Preshevë (FOTO)

12 qershor 2022 | 16:10

Ish-shefi i shërbimit inteligjent ukrainas, Andriy Naumov u arrestua një ditë më parë në doganën e Preshevës, pasi iu konstatuan shuma të mëdha parash të padeklaruara në makinë.

Bashkë me të u ndalua dhe një shtetas gjerman që besohet se është shoferi i tij. Gjatë kontrollit në makinë, policia u gjeti atyre plot 607.990 euro dhe 124.924 dollarë si dhe dy gurë të çmuar smerald.

Ministria e Brendshme serbe e raportoi ngjarjen duke publikuar vetëm inicialet e të arrestuarve. Naumov u shkarkua me akuzën e tradhëtisë së lartë dhe u largua nga Ukraina pak ditë para se të fillonte lufta.

Naumov dhe shoku i tij përballen me nga 1 deri në 12 vjet burg, por mediat ukrainase shkruajnë se ekziston frika se Naumov mund të përpiqet t’i tregtojë pasuritë në këmbim të lirisë së tij për faktin se ai ka sekrete të shumta shtetërore të Ukrainës.

Në këtë kontekst, ata theksojnë edhe faktin se në krye të MPB-së në Serbi është Aleksandar Vulin, një politikan i afërt me Kremlinin.

Paratë dhe diamantet e sekuestruara:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjyrat kuq e zi kanë mbushur rrugët e Nju-Jorkut. Parada…