
U shpall i vdekur, 20-vjeçari zgjohet gjatë funeralit
08 korrik 2019
| 11:15
Një i ri indian, i shpallur i vdekur nga mjekët, u zgjua pak para se të varrosej gjatë funeralit. Mohammad Furqan u deklarua i vdekur, por ai u ngre papritur në funeralin e tij në qytetin indian të Lucknow.
20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital.
Furqan ishte pa ndjenja që më 21 qershor kur pësoi aksident. Mjekët e deklaruan të vdekur të hënën, pasi një nga familjarët i tha se nuk kishin para për ta paguar mjekimin e tij.