U shpallën të humbur në Theth, 2 turistët belg gjenden në Tropojë
29 shtator 2019
| 22:21
Dy turistë belg të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, gjenden në Tropojë.
Bujtina ku ata po qëndronin në Theth, kishte ngritur alarmin për dy turistët të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën por nuk janë kthyer.
Pavarësisht tentativa të banorëve dhe kërkimeve të tyre, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe zonat përreth.
Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.
Pak minuta më parë ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës./Top channel