U spekulua për një krizë, Victoria Beckham tregon arsyen pse fshiu tatuazhin dedikuar burrit të saj

14 tetor 2022 | 15:55

Kur Victoria Beckham hoqi tatuazhin që kishte bërë në shenjë dashurie për David Beckham, nisi të përflitej për një krizë në martesën e tyre. Gjithçka nisi kur pak ditë më parë në një video në Instagram, dukej qartë se kishte hequr nga kyçi i dorës inicialet e partnerit të saj.

Nuk kaloi shumë kohë që të nisnin thashethemet se stilistja britanike ka probleme edhe me bashkëshortin. Por siç bën me çdo çështje familjare, stilistja u dha fund këtyre spekulimeve. Ajo zbuloi se arsyeja pse i ka zhdukur nga dora inicialet e ish-futbollistit është estetike.

“Ata thjesht nuk më duken aq mirë. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq”, tha ajo duke shtuar: “Mendoj se mediat filluan të spekulonin se unë do të lija nga bashkëshorti im. Jo, thjesht u mërzita nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Puna dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës…