U takuan, s’u pajtuan, greva vazhdon

12 shtator 2022 | 08:03

Greva do të vazhdojë edhe më tutje, ka njoftuar SBAShK-u.

Në takimin e së shtunës në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli, sindikalistëve s’u është ofruar zgjidhje për ndërprerje të grevës.

Hymolli të dielën ka treguar se me Kurtin ka debatuar, por zgjidhje s’ka pasur.

Sindikata po kërkon 100 euro shtesë, ndërkaq qeveria ka ndarë nga 50 euro për të gjithë punonjësit publikë.

Sindikata sërish kërkon nga mësimdhënësit të mos dalin në punë derisa t’i realizohet kërkesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, i ka idetë e qarta kur…