U tentua të futej një telefon brenda burgut të grave, parandalohet nga ShKK-ja
26 gusht 2024
| 16:12
Zyrtarët e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, kanë parandaluar një kontrabandë.
Në këtë institucion është tentuar të futej një telefon, në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori.
“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar. Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).