U tërhoq shorti për 1/8 e finales së Kupës
30 nëntor 2018
| 15:17
Në praninë përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 dhjetor. Prishtina që është fituese e Kupës në edicionin e fundit do të luajë ndaj Lirisë, kurse Trepça ’89 pasi e eliminoi Llapin do të përballet me Flamurtarin e Prishtinës.
Çiftet e 1/8 e finales së Kupës: Trepça ‘89-Flamurtari, Fushë Kosova-Ferizaj, Drita-(fituesi i ndeshjes 2 Korriku- Minatori), Ballkani-Gjilani, Dukagjini-Feronikeli, Kika-Istogu, Liria-Prishtina, Besa-Vëllaznimi.
/Epoka e re/