U tha se AAK do të përfundojë si NISMA, reagon Haradinaj: Do të përfundojmë si VV me 50%
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se një ditë partia e tij do t’i arrijë 50 për qind të votave.
Kjo përgjigje e Haradinajt erdhi pasi moderator i emisionit Prime Time në Kanal 10 I tha se parashikimet e analistëve politik në vend janë që AAK do të përfundojë si NISMA duke mos e kaluar pragun.
“Shumica e analistëve e ndjeki atë trend që e kanë dëgju njëherë dhe vazhdojnë me atë pa bërë një analiz të të mirëfilltë të asaj cka ndodhë në të vërtetë AAK e ka një gjendje të mirë, jemi solid, kemi organizatë serioze. Këta analistët po e marrin trendin e ndryshimit. VV I ka vetëm 25 për qind votë te vetën 25 për qind janë votë e ndëshkimit. Nëse VV zhgënjen ktheht në votën bazë. Një zhgënjim që ka ndodhë me AAk na ka sjellë në pragun 7 për qind. Unë e kam një parashikim tjetër do të përfundojmë si VV do ti. Mbërrijmë 50 për qind”, tha Haradinaj.