U tha se ka 6 milionë euro në bankë, Rama-Hajrizi demanton lajmin: Janë 6 mijë

29 qershor 2021 | 21:13

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, e ka demantuar lajmin se shuma e parave të gatshme që figuron në konto të saj është mbi gjashtë milionë, duke thënë se shuma e saktë është mbi 6 mijë euro.

Rama-Hajrizi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se bëhet fjalë për lëshim Teknik në Formularin e deklarimit të pasurisë, shkruan Gazeta Express.

“Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK)”, ka deklaruar ajo.

Siç raportohej nga mediumi i apostrofuar nga ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit kishte mbi gjashtë milionë euro para të gatshme në bankë.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar miq,

Sot në mediumin Koha është publikuar lajmi me titullin: “Ish-kryetarja e Kushtetueses me mbi 6 milionë euro para të gatshme”, bazuar në Formularin e Deklarimit të pasurisë për vitin 2020, nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

Duke respektuar gjithnjë të drejtën e mediave për informim dhe transparencë, për hir të së vërtetës dhe informimit të saktë të opinionit publik dua t’ju njoftoj se, ky nuk është lajm i saktë, meqenëse është i bazuar në të dhënat e shënuara gabimisht në formularin e deklarimit të pasurisë. Shuma e saktë e parave të gatshme është: 6,311.98 euro (pra 6 mijë), e jo 6 milionë.

Bëhet fjalë për një lëshim teknik në plotësimin e Formularit të deklarimit të pasurisë, për ç’arsye unë nesër do t’u drejtohem zyrtarëve kompetent të kësaj agjencie që sa më parë të korrigjohet ky gabim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…