U thirr ezani gabimisht, besimtarët e Pozheranit bën iftar pesë minuta para kohës

15 prill 2021 | 15:31

Besimtarët myslimanë në Kosovë, këtë javë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, nën masat anti-Covid.

Ata që mbajnë Ramazanin për një muaj do të qëndrojnë pa ngrënë e pa pirë nga agimi deri në përmendim të diellit.

Njerëzit zakonisht  bëjnë iftar me anëtarët e familjes dhe miqtë.

Por, në Pozheran të Vitisë mbrëmë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, sipas banorëve.

Raportohet se besimtarët atje kanë bërë iftar pesë minuta para kohës së caktuar, pasi ezani ishte thirrur gabimisht më herët.

Atje nga xhamia e këtij fshati, muezini e ka thirr ezanin e iftarit në orën 19:19 minuta, pesë minuta para kohës së caktuar për iftarit, në ditën e mërkurë që ishte saktë në orën 19:24, sipas vaktisë së Ramazanit për territorin e Kosovës nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Plus Televizion” ka kontaktuar imamin e Xhamisë në Pozheran, Muhamet Zuka, i cili ka konfirmuar se kjo ka ndodhur gabimisht.

“Po është thirr ezani pesë minuta më herët gabimisht. Muezini e ka pas orën gabim, menjëherë posa kam dëgjuar ezanin e kam thirr muezinin duke i thënë se është para kohe pak dhe është përmirësuar. Ata që kanë bërë iftar në ato momente nuk e kanë prishë agjërimin pasi asgjë nuk ka qenë qëllimisht”, ka thënë Zuka.

Sipas traditës islame, sapo muezini të fillojë ta thërras Ezanin, atëherë mund të bëhet iftar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë, sektori i ndërtimit, ka rrënuar…