U varros për së gjalli nga partneri, e gërmoi tokën me thonj dhe mbijetoi
Historia e trishtë i përket Stacey Gwilliam një gruaje nga Wellsi që u vra mizorisht nga partneri i saj dhe u varros në një fushë golfi.
Stacey dhe partneri i saj Keith Hughes po shëtisnin në breg të detit, në Langland Bay të Swansea, kur papritur u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin, shkruan Daily Mail.
Kaq u desh dhe partneri i saj u nervozua dhe e dhunoi. Ai u përpoq t’i këpuste qafën partneres, por në pamundësi të bëjë këtë, ai e groposi në një fushë golfi. Gruaja arriti të mbijetojë dhe duke gërmuar tokën me thonj, arriti të dalë nga gropa.
Në 2015, ngjarja bëri bujë, teksa pasi arriti të shpëtojë nga errësira që ishte në gropë e të dilte nga aty, 40-vjeçarja nisi të vuajë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), ankthi, depresioni dhe paniku që prej ngjarjes së rëndë.