U varros Seldin Aliu që humbi jetën në vendin e punës
01 korrik 2018
| 20:29
Është varrosur sot Seldin Aliu, që ditë më parë humbi jetën në vendin e tij të punës.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë qindra qytetarë, familjarë si dhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat (SPSP), bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Jusuf Azemi.
Seldin Aliu, 17, nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, punonte në Fabrikën e Stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.
Në një komunikate të SPSP-së, thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës.