U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës

24 tetor 2024 | 18:09

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është vazhduar kjo masë edhe për nga dy muaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur dështim të…