U vdiqën prindërit brenda dy vjetëve, shesin gjithçka, për të udhëtuar nëpër botë
Kur Rosie Beeson dhe burri Dan humbën prindërit ata vendosën të rimendonin jetën e tyre.
Ata hoqën dorë nga shtëpia e tyre prej 90 mijë funtesh, të gjitha pasuritë dhe punën e tyre për të udhëtuar nëpër botë me fëmijët, Monty-n tetë vjeç dhe Ëinter pesë.
Nëna e Danit, Lulu, 76 vjeç vdiq në korrik të 2015, babai i tij Rogeri në korrik të 2016-s, në të njëjtin vit vdiqën edhe prindërit e Rosiet.
Më pas ajo tha se kanë humbur kaq shumë të afërm dhe i dukej sikur çdo muaj patën nga një varrim, transmeton Indeksonline.
“Nëna e Danit i la atij një trashëgimi kur vdiq më 2015, kështu që ne e kishim blerë shtëpinë tonë shtëpi me tri dhoma gjumi me tarracë e shumë e madhe. Ne menduam se fëmijët do ta kishin atë si kursim një ditë kur nuk ishim më. Por unë nuk trashëgova asgjë, kur babai im vdiq e kuptova se paratë nuk janë një ngushëllim, por janë kujtime te lumtura që ju përshkojnë”, tha Rosie.
Dani më pas dha idenë në shkurt 2019 që të shisnin shtëpinë e tyre dhe të blinin një motor për të udhëtuar nëpër Francë, Spanjë, Portugali dhe Maroku, ku gjenden edhe sot.
Ata arritën të shisnin shtëpinë dhe të blinin “shtëpinë me rrota”.
Kjo shtëpi-motor ka dy shtretër për fëmijët, një shtrat tërheqëse për të rriturit, një zonë kuzhine, tavolina dhe karrige. Ata tashmë ndiehen si në shtëpi.