U vendos dje, ky do të jetë lokacioni ku do të ndërtohet Teatri i Operës dhe Baletit

29 prill 2022 | 12:34

Teatri i Operës dhe Baletit pritet të ndërtohet në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Për ndarjen e kësaj hapësire ka vendosur dje Kuvendi Komunal i Prishtinës, me 37 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kjo hapësirë do të shërbejë edhe si platformë multifunksionale.

“Kemi pasur diskutime brenda 2.2 hektarëve sepse është një zonë shumë e madhe, kjo ka me pasur edhe funksion multifunksional që qendra eksibite të jetë më e madhja në rajon. Po ashtu edhe një zonë komerciale që ndërlidhet me baletin e opera, kjo hapësira që ndërlidh po ashtu Arbërinë me qendrën që krijon mundësi të shlirtë të qytetarëve pa pasur nevojë me hipur në makina. Pra, ky është aspekti multifunksional dhe diskutimet me ministrinë janë të tilla”, ka thënë Rama.

Ndarja e kësaj hapësire vjen një vit pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka hequr dorë nga ndërtimi i këtij objekti afër Fakultetit Teknik.

Në vitin 2009 ishte vënë gurthemeli, por, pas pak kohe gjithçka kishte stagnuar dhe mbeti një gropë e madhe te lokacioni i caktuar për ndërtim, e cila u mbyll më pas nga Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blogerja e njohur, Chiara Ferragni i ka treguar miliona ndjekësve…