U vërtetua pohimi i shkencëtarëve: Koronavirusi ka ngjashmëri me HIV-in

13 prill 2020 | 08:13

Zbulimi më i ri i ka shqetësuar shkencëtarët dhe mjekët në gjithë botën.

Shkencëtarët të cilët hulumtojnë koronavirusin kanë zbuluar që qelizat e tij kanë aftësi të shkatërrojnë qelizat e shëndetshme, të cilat kanë për qëllim të luftojnë kundër tij, transmeton “Telegrafi”.

Ekipi i hulumtuesve të Universitetit Fudan në Shangai dhe të Qendrës së Transfuzionit Jang Shibo në Nju-Jork ka hulumtuar aftësinë e virusit që t’i shkatërrojë qelizat më të fuqishme imune, përkatësisht ato të cilat kanë për detyrë të luftojnë kundër koronavirusit.

Zbulimet e tyre janë publikuar këtë javë në revistën mjekësore Cellular and Molecular Immunology.

Në këtë eksperiment, shkencëtarët kanë “përforcuar” qelizat e koronavirusit në kultivimin laboratorik të qelizave T.

Qelizat T apo limfocitet T luajnë rolin integral që t’i robërojnë qelizat e infektuara me virus, të bëjnë vrimën dhe të injektojnë kimikatet në membranën e cila pastaj shkatërron edhe virusin, edhe qelizën.

Mirëpo, atë që nuk e kemi pritur është që koronavirusi është zënë “peng” i qelizave T, të cilat pastaj kanë qenë të paafta ta kryejnë funksionin e tyre.

Studiuesit bënë të njëjtin eksperiment me SARS-in dhe zbuluan se ai nuk kishte aftësinë të infektonte qelizat T. Shkencëtarët dyshojnë se arsyeja ishte mungesa e një funksioni të bashkimit të membranës.

Sars që shpërtheu në vitin 2003 kishte qarkulluar për tetë muaj në 26 vende dhe pasi u shfaq në Kinë shkaktoi 8 000 infeksione e 800 vdekje, mund t’i infektojë vetëm qelizat që mbajnë një proteinë specifike të receptorit të njohur si ACE2 dhe kjo proteinë ka një prani jashtëzakonisht të ulët në qelizat T.

Hulumtime të mëtejshme mbi infeksionin koronavirus në qelizat primare T do të sjellin “ide të reja rreth mekanizmave patogjenë dhe ndërhyrjeve terapeutike”, thonë studiuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka shënuar numrin më të madh të infeksioneve të…