U vra me kallashnikov në Prishtinë, çfarë dihet për rastin
Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Të dyshuarit e kanë vrarë me kallashnikovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:00 te Rruga C në Prishtinë.
“Rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”.
I dyshuari për rastin, teksa arratiset nga policia, në ikje e sipër në rrugën A në kryeqytet, ia ka vënë flakën veturës së tipit BMW.
Në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.
Sipas raportimeve në medie, personi i vrarë mbërmë është B. D. I dyshuari ndodhet ende në arrati.