U zgjodh anëtare e kryesisë së PDK-së, Donika Shahini refuzon pozitën

06 gusht 2021 | 16:23

Donika Shahini – Lami të enjten është zgjedhur anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Një ditë më vonë, ajo ka bërë me dije se për arsye personale nuk do ta ushtrojë këtë pozitë.

“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim. Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat!”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave, me vendim të…