U zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin e tmerrshëm

08 qershor 2022 | 11:47

Një grua ka rrëfyer se si ka zbuluar se i fejuari i saj kishte shkuar me një tjetër kur ajo ishte në koma.

25-vjeçarja pasi është zgjuar nga koma kishte kuptuar se partneri i saj e kishte bllokuar edhe në rrjetet sociale. Brie Duval, e cila është me origjinë nga Australia, jetonte në Kanada kur u rrëzua nga çatia e një lokali në trotuar. Ishte gushti i vitit 2020.

“Daily Mail” shkruan se ajo mbeti me disa kocka të thyera, një dëmtim në tru dhe u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Albertës dhe u vendos në mbështetje jete në ICU.

Mjekët i dhanë asaj vetëm 10 për qind mundësi për të mbijetuar dhe u vendos në koma për ta ndihmuar që të shërohej. Prindërit e saj refuzuan që t’i linin doktorët që të çaktivizonin mbështetjen e saj në jetë.

Pas tre javësh ajo ka patur shenja përmirësimi. E për fat të mirë pas tre muajsh është zgjuar. Por sigurisht që tronditja nga rënia i kishte lënë pasoja, pasi Brie vuante nga amnezia dhe nuk e mbante mend jetën e saj, përfshirë edhe të fejuarin e saj. E kjo situatë vijoi për dy muaj të tjerë.

Pesë muaj pas aksidentit fillestar, 25-vjeçarja filloi që të kujtonte jetën e saj para kome. Ajo u përpoq që të telefononte të fejuarin e saj, me të cilin kishte katër vjet.

Në ato momente e reja ka zbuluar se ai jo vetëm që nuk e kishte vizituar në spital, por kishte një të dashur të re.

“Unë hapa telefonin tim për t’i dërguar mesazh, kur lexoj një mesazh nga e dashura e re që thotë se “tani jam me unë me të. Ai jeton me mua dhe djalin tim, ju lutem mos e kontaktoni”. Nuk kam dëgjuar për të që kur kam qenë në spital. Ai më ka harruar plotësisht dhe nuk e kam të qartë se pse ndodhi kjo”, ka thënë Brie për “The Sun”.

U zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin eU zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin eU zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin eU zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin eU zgjua pas pesë muajsh nga koma, 25-vjeçarja bën zbulimin e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Botërore ka miratuar 1.49 miliardë dollarë financim shtesë për…