U15-shat marrin pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s
Përfaqësuesja e Kosovës U15 ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament” që do të zhvillohet prej 19 deri më 23 shtator në Kamëz.
Trajnerët Gazmend Haliti e Isa Sadriu për këtë turne kanë ftuar 20 futbollistë, që luajnë në klube evropiane dhe ato vendore.
Ndeshjen e parë Kosova U15 do ta luajë nesër në orën 12:00 kundër Taxhikistanit, derisa ndeshjen e dytë e zhvillon më 21 shtator kundër Estonisë, në orën 14:00. Ndërkohë, ndeshja e fundit e këtij turneu do të jetë ajo ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që zhvillohet më 23 shtator, në orën 12:00.
Lista e futbollistëve
1.Dren Dobruna /New York
2.Leon Toska /Winterthur
3.Leon Reqica /Winterthur
4.Leart Halimi /Hertha Berlin
5.Lorent Talla /Quins Park Renxhers
6.Epikad Tafa /FC Luzern
7.Albin Rrahmani /KSC Karlsruhe
8.Leonit Berisha /FC Augsburg
9.Erion Mala /Feronikeli
10.Altin Xhoka /Drenica
11.Nderim Avdullahu /2Korriku
12.Erion Zeka /2Korriku
13.Igball Jashari /SHF Kurda
14.Elton Krasniqi /2Korriku
15.Alp Shahini /Dinamo
16.Bleron Hashani /Urbano
17.Erion Ramushi /Ardhmeria
18.Rigon Xhaferi /2Korriku
19.Emin Reqica /2Korriku
20.Edvin Hodolli /Llapi