U16-shat e Kosovës përballen me Poloninë
09 gusht 2019
| 14:50
Basketbollistët e Kosovës U16 sot do të kenë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë.
“Dardanët” e rinj do të ndeshen me Poloninë nga ora 18:15. Ky është takimi i dytë për Kosovën, pas humbjes nga Hungaria.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Suedia, Norvegjia dhe Bullgaria. Synimet e Kosovës janë të fitojnë përvojë dhe të bëjnë paraqitje sa më të mira.