U17 dhe U19 e Kosovës mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 2025
Në selinë e UEFA-së në Nion të premten është tërhequr shorti për rrethin e parë kualifikues të Kampionatit Evropian 2025 për grupmoshat 17 dhe 19 vjeç në konkurrencën e vajzave.
Përfaqësuesja e Kosovës U17 është vendosur në Grupin B4 të Ligës B, ku janë përfshirë edhe Izraeli dhe Shqipëria. Ndeshjet e këtij rrethi kualifikues, në të cilin të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit do të garojnë për kalim në Ligën A, do të zhvillohen në Shqipëri, prej 30 tetorit deri më 11 nëntor. Ndërkaq, Përfaqësuesja e Kosovës U19, e drejtuar nga Albina Rrahamani, do të garojë në Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025.
“Dardanet” U19 janë përfshirë në grup tejet të fortë, me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë. Ndeshjet e Grupit A1, do të zhvillohen në Gjermani, prej 25 nëntor deri më 3 dhjetor.