U17 e Kosovës e mposhtën Zvicrën
29 tetor 2018
| 17:16
Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Zvicrës, me rezultat 1-0, në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019 që po mbahen në Qipro.
Pas ndeshjes së parë në të cilën janë mundur nga Skocia, 1-2, kësaj radhe të përzgjedhurit e trajnerit Besnik Kollari, krahas lojës së mirë kanë arritur të arkëtojnë edhe pikët e plota. Golin e fitores për “Dardanët” e rinj e ka shënuar Valon Zumberi, në minutën e 63-të.
Në ndeshjen e fundit Kosova U17 do të luajë përballë Qipros, kombëtare e cila në ndeshjen e parë kishte humbur 0-3 nga Zvicra, derisa sot ka barazuar 1-1 me Skocinë.