U17 realizoi fitoren e dytë në Letoni (video)
28 prill 2019
| 19:20
Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Letoni.
Pas fitores kundër Andorrës (1-0), futbollistët e drejtuar nga Besnik Kollari në ndeshjen e dytë kanë arritur ta mposhtin ekipin organizator të këtij turneu, Letoninë, pas penalltive me rezultat 4-2. Koha e rregullt u mbyll 1-1.
Kosova U17 do ta mbyllë garën në këtë turne më 30 prill me ndeshjen kundër San Marinos, ekip të cilin Letonia e mundi në ndeshjen e parë me shifrat 7-0.