U17-shtat mbajtën stërvitjen e parë në Zvicër
Pas arritjes në Zvicër dhe pas akomodimit në hotelin “La Villa du Lac”, Përfaqësuesja e Kosovës U17 sot mbajti dy herë stërvitje, paradite dhe pasdite, para ndeshjeve të rrethit elitë për Evropianin 2019.
Të dyja seancat stërvitore, përzgjedhësi Besnik Kollari me bashkëpunëtorë, provuan disa skema të lojës dhe sisteme të ndryshme me mundësi transformimi gjatë ndeshjes. Futbollistët e rinj punuan me përkushtim në mbrojtje dhe në fazën e sulmit sikur që e bën ndërlidhjen mes reparteve nëpërmjet një mesfushe të lëvizshme.
U17-shtat do të ketë mundësinë e mirë të përgatitjes deri më 25 mars kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen e parë të këtij rrethi kundër Ukrainës. Kushtet janë të mira për punë ndërkaq që atmosfera brenda grupit është jashtëzakonisht e mirë. Edhe për përzgjedhësin e Përfaqësues U19, Ramiz Krasniqi, i cili këtu po qëndron për të parë nga afër ndonjë futbollist që mund t’i bashkëngjitet U19-shave në garat e ardhme, është një rast i mirë, që të bëjë ndonjë përzgjedhje të futbollistëve të rinj. Të kujtojmë se ndeshjen e parë Kosova do ta ketë të hënën më 25 mars kundër Ukrainës prej orës 11:00.